Falënderim
21 Qer
Në emër të NDI-së në Maqedoni dëshiroj të ju shpreh falënderim të madh të gjithëve të cilët kontribuan në këtë fushatë qytetare të rëndësishme për të mbështetur Kodin e Sjelljes për Zgjedhje të Lira dhe të Drejta. Fushata “Çfarë gjurme do të lëmë” jo vetëm që ishte shumë e dukshme gjatë gjithë periudhës parazgjedhore por pëlqimi i madh qytetar dhe pranueshmëria e dukshme nga të gjitha partitë politike kontribuoi në një klimë ku parregullsitë zgjedhore ose shkeljet nuk ishin më të pranueshme.
Fushata filloi me Ceremonialin e nënshkrimit me 12 maj në Shkup. Dhe mandej, pasi që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut, vazhdoi deri në ditën e zgjedhjeve me 5 qershor, përmes një fushate mbarë shtetërore për vetëdijesim publik duke përfshirë mediat tradicionale dhe ato të reja dhe e mbështetur nga shumë aktivitete lokale në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore.
Statistikat në fushatë janë mbresëlënëse. Tridhjetë e nëntë kryetarë nënshkruan Kodin e Sjelljes. Mbi 3200 qytetarë nënshkruan në internet dhe fizikisht kodin, ndërsa të tjerët përdorën faqen zyrtare të fushatës, Facebook, Tëitter dhe Flickr për të shpërndarë mesazhin. Mediat kombëtare dhe lokale luajtën rolin e tyre duke e mbuluar fushatën në mënyrë ekstensive. Në vazhdim rrjetet lokale dhe kombëtare emituan afro 4.900 TV reklama (shtrirje efektive e TV: 92.08% të popullatës me moshë 18+ kanë parë mesazhin tonë së paku një herë dhe 88.14% tre ose më shumë herë), dhe mbi 2.400 radio klipe janë transmetuar. Dy “karvanë” bënë turne nëpër vend çdo fundjavë dhe gjatë javës së fundit të fushatës, duke kontaktuar me mbi 40.000 qytetarë. Krahas 4.500 pllakateve të vendosura në mure për informim si dhe në zyrat e partive politike dhe shtabeve, u distribuan edhe 90,000 fletushka, u përdorën 20,000 ngjitëse dhe u mbajtën 6.000 bexhë, gjë që dëshmon për një përpjekje të madhe e cila arriti dhe u përkrah nga shumë njerëz.
Duke rrezikuar që të harrojmë dikë dhe kërkoj ndjesë për këtë, dëshiroj t’ju shpreh një falënderim të posaçëm ndaj:
- Institutit Nacional Demokratik (NDI) dhe stafit, si këtu ashtu edhe në Ëashington, për punën e tyre të palodhshme dhe rezultatet mbresëlënëse me mbi 280 takime me përfaqësues të partive politike, udhëheqës të komunitetit, dhe organizata të shoqërisë civile; dymbëdhjetë ngjarje publike me komunitetet duke përfshirë liderët vendor partiak dhe ambasadorë; pjesëmarrje në rreth 100 tubime partiake ku janë bërë shpërndarje të fletushkave, etj;
- Instituti për Demokraci Parlamentare (IPD), stafit dhe ekipit të asistentëve të zyrave të deputetëve për komunikim me qytetarët për të mbështetur fushatën në teren dhe për të promovuar 66 evinemente të karvanit në gjithë vendin;
- Metamorphosis për menaxhimin e internet faqes së fushatës qëndrore www.zgjedhjetedrejta.mk, dhe për inkurajimin e përdorimit të teknologjisë së rrjeteve shoqërore në Maqedoni, duke përfshirë komunitetin në internet për të promovuar trendet bashkëkohore demokratike. Përdorimi kreativ i mediave shoqërore në këtë fushatë është një dëshmi e përkrahjes së sofistikuar në bazë;
- MOST dhe 3.700 vëzhguesit e tyre zgjedhor të cilët siguruan që fushata të jetë e dukshme dhe të promovohet në të gjitha ngjarjet e tyre, gjatë konferencave për shtyp dhe në zyrat e tyre dhe në ditën e zgjedhjeve me të gjithë vëzhguesit duke e mbajtur logon e fushatës;
- Lobit të grave të Maqedonisë për organizimin e njëmbëdhjetë debateve në komunat e ndryshme duke përfshirë gratë kandidate nga të gjitha partitë politike dhe kështu duke siguruar se gratë nuk janë vetëm të dukshme por edhe se dëgjohen;
- Partive politike për përkrahjen e ceremonisë së nënshkrimit, inkorporimit të logos së fushatës në materialet e tyre të fushatës duke përfshirë internet faqet e tyre dhe kandidatët të cilët mbajtën bexhat;
- Mediave për mbajtjen e fushatës në nivel të lartë duke mundësuar mbulesë shumë më tepër se ajo që është paguar, duke e përfshirë dukshmërinë e madhe dhe aktivitetin e lartë mbështetës së gazetarëve duke e mbajtur bexhin;
- McCann Erickson, agjencioni ynë i reklamimit dhe për marrëdhënie me publikun, për punën e tyre të palodhshme dhe mundësisë për të reaguar dhe adaptuar pa mangësi dhe me shpejtësi ndaj kërkesave të fushatës ku reagimi ndaj “ndryshimeve” ishte pjesë integrale;
- Bashkësisë ndërkombëtare për promovimin e fushatës mbështetjen e fushatës në çdo mundësi;
- Misionit të USAID në Maqedoni për mbështetjen e tyre finansiare, pa të cilën Kodi i Sjelljes për Zgjedhje të Lira dhe të Drejta nuk do të kishte qenë i mundshëm, për kontributin e gjërë, dhe besimin në rëndësinë e fushatës, dhe për sigurimin e mjeteve finansiare për mediat dhe nismat në terren, duke përfshirë karvanët promovues të cilat bënë turne në vend;
- Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë për përkrahjen finansiare të programit të Metamorphosis për promovim on-line/në media të reja të fushatës;
- Ministrisë për Punë të jashtme të Repubikës së Çekisë për kontributin finansiar për Lobin e Grave të Maqedonisë në debatet e mbajtura në ndërtesat e komunave.
Chris Henshaw
Drejtor i lartë
NDI Maqedoni






Македонски
Shqip 






